27 maj 2009

Ferrara: “Do më pëlqente ta stërvitja”

Çiro Ferrara e ka nisur shumë pozitivisht karrierën e tij si trajner i Juventusit, por gjithsesi, prania e tij për sezonin e ardhshëm në krye të stolit bardhezi nuk është konfirmuar ende. Gjithsesi, Ferrara nuk ka frikë të shprehë se, ëndërron të vazhdojë këtë karrierë të tij në Torino, dhe pse jo të ketë kënaqësinë të stërvitë Diegon. “Për momentin, objektivi im i vetëm është të fitoj edhe ndeshjen e fundit të sezonit me Lacion dhe t’i dhuroj Juventusit kualifikimin direkt për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Diego? Një lojtar fantastik. Aktualisht janë të paktë organizatorët si ai. Do të dëshiroja ta stërvitja në të ardhmen”.