23 maj 2009
Cana në 11-shen e vitit
Ueb sajti prestigjioz goal.com ka përzgjedhur 11-shen më të mirë të sezonit në Ligue 1. Në mesin e 11 lojtarëve më të mirë në elitën e futbollit francez për këtë sezon, është edhe emri i kapitenit të Olympiqe Marseilles, Lorik Cana.Sipas goal.com, reprezentuesi shqiptar është një lider i vërtetë për marsejezët dhe një nga kontribuuesit kryesorë që Marseille po lufton për titullin e kampionit. “Cana ka dëshmuar se është një nga mesfushorët që ka më së shumti vazhdimësi në Ligue 1, këtë sezon. Ai ka ndihmuar ekipin e tij në aspektin defansiv, në mesin e fushës, duke e balancuar mentalitetin sulmues të marsejezëve”, thuhet në vlerësimin e goal.com.Sipas goal.com, përveç kosovarit në 11-shen e vitit në Ligue 1 është edhe portieri Hugo Lloris (Lyon), mbrojtësit Mathieu Chalme, Souleymane Diawara (Bordeaux), Mauro Cetto (Toulouse), Taye Taiwo (Marseille), mesfushorët Stephane Sessegnon (PSG), Yoann Gourcuff (Bordeaux), Michel Bastos (Lille) dhe dyshja sulmuese Karim Benzema (Lyon) dhe Andre-Pierre Gignac (Toulouse).