26 maj 2009
Berluskoni: Do kthej Milanin e lavdishëm
Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, ka premtuar se do t‘i rikthejë lavdinë e dikurshme skuadrës. Pas dështimeve në kampionat dhe në Kupën UEFA, në ambientin kuqezi priten mjaft ndryshime. "Cila ndërmjet Barcelonës dhe Mançesterit do të fitojë të mërkurën? Nuk preferoj të bëj parashikime, pasi fati luan një rol të rëndësishëm në futboll. Madje, nuk do t‘ju them as skuadrën që do të mbështes", tha Berluskoni për "CNN". "Jam i zhgënjyer që në këtë finale nuk luan Milani, pasi ne jemi skuadra që kemi fituar më shumë trofe ndërkombëtare. Gjithsesi, besoj se do të kthehemi në majë, pasi kemi një ekip plot me yje".