28 maj 2009

Arnautoviç gjithnjë dhe më larg kampionëve

Një dëmtim i sulmuesit austriak me origjinë serbe mund t’i detyrojë zikaltrit të ndryshojnë rrugë
Arnautoviç dhe Interi. Një çështje që dukej e mbyllur, por që është komplikuar. Nga njëra anë Çelsi, që nuk dorëzohet. Nga tjetra, dëmtimi në këmbë (frakturë nga stresi kanë shkruar gazetat hollandeze) e pësuar nga sulmuesi austriak. Gjithsesi, qëndron fakti se marrëveshja me Tventen nuk është mbyllur dhe Interi vazhdon të shikoj rrotull, me një ëndërr, që mund të mbetet e tillë, që e ka emrin Drogba dhe një objektiv më të arritshëm, Fabio Kualjarelën.
Domethënë mosblerja e Arnautoviçit do të linte një vend bosh në sulmin zikaltër. Një të vetëm, sespe, nga sa ka lënë të kuptohet agjenti Mino Raiola është e vështirë që Ibrahimoviç të braktisë zikaltrit (”Nuk ka asnjë të re, nëse Interi do të donte ta shiste sulmuesin ne do të uleshim në një tavolinë për të diskutuar, por nuk më duket se ky është qëllimi i klubit”, ka thënë Raiola).
Duket shumë e vështirë edhe që Mourinjo të bindë Akuafreskën, e ardhmja e të cilit nuk është akoma e sigurt, por që nuk duket se do të jetë me ngjyrat zikaltër. Kështu rishfaqen hipotezat e tjera. Ato më pak të mundshme (Drogba) dhe ato që mund të realizohen më lehtësisht.
Pëlqimi i trajnerit nga Setubali për Kualjarelën është një gjë që dihet tashmë. Interi, gjatë javëve të fundit, ka qëndruar në hije në lidhje me sulmuesin e Udinezes, duke i hapur rrugën interesimit të Juventusit dhe, mbi të gjitha, Napolit. Por Interi mund të rikthehet në garë, duke bërë një ofertë që pëlqehet shumë nga klubi friulan, atë të kundërofertave teknike.
Midis tyre është, mbi të gjitha, Biabiani, aktualisht i dhënë borxh tek Modena, por në pronësi të zikaltërve. Ndërkohë, në Francë shkruajnë për një interesim të Lionit kundrejt Amantino Mansinit, duke kujtuar se si lojtari brazilian i Interit është vënë në shënjestrën e klubit francez prej shumë vitesh ose më saktë qëkur ka qenë një lojtar i Romës. Gabriele Oriali, këshilltari i merkatos për klubin zikaltër, duket se ka shkuar në Francë për të negociuar transferimin.