JUVELIVE

27 maj 2009

ADMINISTRATORI BARDHEZI - Blank: Diego, përforcim i rëndësishëm

Jo vetëm braziliani Diego, por i gjithë stafi i klubit bardhezi është shumë entuziast për mbylljen e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme për të ardhmen e Juventusit. Administratori i deleguar bardhezi, Zhan-Klod Blank, është shumë i lumtur pas firmosjes së kontratës me talentin brazilian. “Diego është një lojtar shumë i rëndësishëm për përforcimin e skuadrës sonë. Gjithmonë kemi shprehur se objektivi i Juventusit të ri do të jetë të ndërtojë një grup, në të cilin të bëjnë pjesë të rinjtë e talentuar dhe kampionët tanë me eksperiencë. Gjithsesi, unë mendoj se Diego i përmbush të dyja këto kërkesa tonat, pasi pavarësisht se është vetëm 24 vjeç, ai gëzon një eksperiencë të madhe, tashmë prej shtatë vitesh në kompeticionet botërore. Jam shumë i bindur se është një investim i rëndësishëm dhe duke filluar që nga sezoni i ardhshëm, Diego do të dijë të shpërblejë sforcon tonë ekonomike për të”, shprehet administratori i Juventusit, Zhan-Klod Blank.