Turqia do të presë sonte në “Ali Sami Yen” kampionët e Europës, Spanjën, në ndeshjen e vlefshme për Grupin 5 të zonës europiane. E veçanta është se këto dy ekipe u përballën vetëm para 4 ditësh me njëra-tjetrën në “Bernabeu”, ku fituese doli Spanja me rezultatin 1-0.Ekipi spanjoll ndodhen në vendin e parë me 15 pikë, ndërsa Turqia mban vendin e tretë të Grupit 5 me 8 pikë. Në këtë përballje përfaqësuesja turke e drejtuar nga Fatih Terim do të jetë sulmuese. Në një intervistë dhënë përpara ndeshjes, pyetjes së cilët do të jenë në formacionin e parë, ai i është përgjigjur: “Pas meje do të jenë 80 milion turq, dhe ky është ekipi im i parë”.