JUVELIVE

03 prill 2009

Tare beson: Lacio mund të kualifikohet në Kupën UEFA

Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, beson se skuadra mund të kualifikohet në Kupën UEFA. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, i ka kërkuar të gjithë lojtarëve një sforco të fundit deri në mbylljen e sezonit. Aktualisht bardhekaltërit renditen në vendin e nëntë në Serinë A, ndërsa në fundjavë ata udhëtojnë drejt fushës së vështirë të Sienës, për takimin e javës së 30-të. Shpresat nuk janë shuar, edhe sepse skuadra e drejtuar nga Delio Rosi ndodhet vetëm pesë pikë larg Romës së vendit të gjashtë. "Vazhdoj të besoj se mund të kualifikohemi për në Kupën UEFA. Asnjëherë nuk e kam humbur besimin tek arritja e këtij objektivi", deklaroi Tare për "Corriere Dello Sport". "Kanë mbetur edhe nëntë ndeshje dhe kemi 27 pikë në dispozicion. Besoj te forca e Lacios". 35-vjeçari ka folur edhe rreth çështjes "Karrizo". Portieri argjentinas ka shprehur pakënaqësi për aktivizimin e pakët dhe kërcënoi klubin se do të largohet. Tare konfirmoi se për këto deklarata lojtari do të gjobitet