Ropert Pires rinovon edhe për një vit tjetër kontratën e tij me klubin e Vilarealit. Futbollisti i njohur francez do të qëndrojë në kampionatin spanjoll deri në përfundim të sezonit të ardhshëm, dhe njëkohësisht pritet t’i japë fund edhe karrierës së tij futbollistike. Pires aktualisht është 35 vjeç, dhe megjithë këtë moshë e sheh të arsyeshme të vazhdojë akoma. Në karrierën e tij sukseset më të mëdha janë fitimi i kampionatit botëror në vitin 1998 dhe atij evropian 2 vjet më vonë me përfaqësuesen e Francës.