Roma ka nxjerrë një listë paraprake me emrat e futbollistëve të cilët mendon të marrë në merkaton e verës. Emrat më të lakuar janë ata të Pepe dhe Kruz. Këta futbollistë kërkohen prej kohësh nga skuadra e drejtuar nga Luçiano Spaleti. Emrat më të rinj, të cilët i janë shtuar listës së klubit kryeqytetas, janë ata të Facinit nga Askoli dhe Ibrahim Afeleit nga holandezët e PSV-së. Synimi i Romës për këtë pjesë të sezonit është të zërë një vend në katër më të mirat e Serisë A, vend që do t’i jepte mundësinë të luante në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.