JUVELIVE

02 prill 2009

Murinjo: Ançelotin e mbrojnë, Milani ka pushtet

Trajneri i Interit, Hoze Murinjo, rikthen polemikat ndaj kolegëve, duke folur sërish kundër Karlo Ançelotit. Pavarësisht se pas deklaratave të fundit luzitani u dënua dhe u gjobit nga Federata Italiane, ai vazhdon të mos i kursejë akuzat. "Ançeloti mbrohet nga Milani, që është një klub shumë i pushtetshëm", ishin fjalët e Murinjos. "Të gjithë e dinë se sa i pushtetshëm është Berluskoni në Itali. Ndërsa Interi nuk ka interesa mediatikë. Gjithsesi, unë s‘kam asgjë personale me Ançelotin".