JUVELIVE

06 prill 2009

Maqedoni: Katanec jep dorëheqjen

Sreçko Katanec nuk është më trajneri i kombëtares së Maqedonisë. Ish-trajneri i Sllovenisë dha dorëheqjen pas humbjes së thellë 4-0 pësuar ndaj Holandës. Vendimi u mor unanimisht me presidentin e Federatës së Futbollit të Maedonisë, Harallamp Haxhi Risteski: “Dhashë dorëheqjen jo për shkak të humbjes, por për shkak të mungesës së disiplinës së disa lojtarëve të përfaqësueses. – tha Katanes – Mendoj se është e pamundur të formoj atmosferën e disa kohëve më parë, ndaj dhe po largohem.”Maqedonia bën pjesë në grupin e 9 eliminator dhe ndodhet në vendin e parafundit me 3 pikë në katër ndeshje të zhvilluara.