Kaka po përgatit lamtumirën nga Milani
Polemika për menaxhimin e dëmtimit në këmbë rindez zërat e merkatos për të ardhmen e Kakasë. Deklaratat e fundit të brazilianit ("Jam përmirësuar më shumë në një javë në Brazil, se në një muaj në Milanelo") lexohen nga "Marca" si konfirmim për lamtumirën e mundshme nga Milani. Sipas së përditshmes spanjolle, në këtë mënyrë Kaka po ndjek një strategji për të arritur te divorci me kuqezinjtë në fund të sezonit. Dhe, sa për orientim, destinacioni i tij i ardhshëm sigurisht do të jetë Reali i Madridit.