Xhixhi Bufon në shitje? Jo zyrtarisht, por po të dëgjosh Koboli Xhijlin kjo mundësi nuk përjashtohet. "Besoj se Bufon ka të drejtë. Nëse do të duhej të vinte një ofertë e pabesueshme, do të duhej të vlerësohej". Presidenti bardhezi e pranon se është gati të vlerësojë një ofertë eventuale, sepse në kohë krizash klubet e mëdha mendojnë për bilancet. Të gjithë kanë një çmim: Kaka, Ibrahimoviç po të dëgjosh Moratin, dhe tani Bufon. Mbetet vetëm për t‘u vendosur çmimi i numrit 1 të juventinëve. Në të kaluarën ishte folur për një ofertë të Çelsit te rreth 70 milionë euro, që u refuzua. Por tani, pas disa muajsh, për 50 deri në 60 milionë euro, Bufon mund të largohet nga skuadra bardhezi.