JUVELIVE

03 prill 2009

Juve dhe Inter në luftë për Dentinhon

Mediat italiane përcjellin lajmin se dy ekipet italiane Juventusi dhe Interi, krahas luftës për Skudeton janë në luftë edhe tregun e transferimeve ku luftojnë për sulmuesin e Corinthians, Dentinho.
Corriere dello Sport ka shkruar se Juventusi udhëheq në luftë për të nënshkruar me talentin 20-vjeçar brazilian. Por konkurrenca për të nënshkruar me të mbetet e hapur, pasi garës i janë bashkuar Interi si dhe Real Madridi dhe Arsenali. Sportivja italiane po ashtu thekson se klubet e interesuara duhet të jenë më të shpejtë në tentimet e tyre, pasi Dentinho ka edhe një ofertë anonime nga klub nga Arabia Saudite, i cili ofron 10 milion euro për brazilianin.