JUVELIVE
▼
06 prill 2009
Inter, Murinjo: Kualjarela do të na shërbente
Hoze Murinjo deklaron se Interit të tij i duhen të paktën katër futbollistë të rinj në merkaton e verës. Deklarata e trajnerit të kryesuesve vjen menjëherë pas fitores së rëndësishme 1-0 në transfertën e Udinezes, e cila e shkëput atë në +9 pikë nga Juventusi."Na duhen disa futbollistë të rinj për sezonin e ardhshëm. Kështu, na duhet një mbrojtës, dy mesfushorë dhe një sulmues. Kualjarela do të na shërbente shumë”, deklaron Murinjo.Simpatia e Murinjos për Kualjarelën duket se lindi në ndeshjen e fundit, falë prezantimit të mirë të këtij të fundit. Gjatë ndeshjes pati një episod mes tyre, kur Kualjarela pretendoi për një 11-metërsh, Morinjo kërkoi që ai të ndëshkohej me karton të verdhë. Mës pas futbollisti iu afrua trajnerit portugez tek stoli, dhe pasi sqaruan gjithçka u përqafuan përzemërsisht me njëri-tjetrin.