JUVELIVE
▼
01 prill 2009
Familja Maradona pushton Kombëtaren
Edhe pse fitoi 4-0 ndaj Venezuelës të shtunën e kaluar, shtypi argjentinas nuk i kursen kritikat në drejtim të trajnerit Diego Maradona. "El pibe de Oro", shkruante "El Mundo", nuk u bë trajner i vetëm, por ka pasur edhe asistencën e prezencën e një rrjeti familjar në poste kyçe. Klaudia Villafane, ish-gruaja e Maradonës dhe nëna e Dalmas e Xhaninës, ka negociuar me shefin e Federatës, me të cilin arriti një marrëveshje, për momentin vetëm me fjalë, për 120 mijë dollarë në muaj për teknikun e ri, dyfishin që fitonte paraardhësi i tij, Alfio Basile, informon gazeta "Critica de la Argentina". Maradona ka marrë në kombëtare dhëndrin e tij, Sergio Aguero, nipin e tij Benjamin në tribunë dhe një tjetër dhëndër, të fejuarin e Dalmas, Fermando Molina, si shef të zyrës së shtypit. Pjesë e stafit teknik është edhe vëllai i të dashurës aktuale të trajnerit Maradona, Fernando Ojeda.