JUVELIVE

03 prill 2009

Chivu mund të kthehet te Roma

"Il Corriere Dello Sport" njofton se Cristian Chivu mund të kthehet te Roma pas dy vitesh të kaluara tek Inter.
Mbrojtësi rumun e ka në zemër skuadrën kryeqytetase, ndërsa Giallorossët janë të interesuar që të rikthejnë shërbimet e tij. Chivu u largua nga Roma në verën e vitit 2007 për afër 18 milionë euro. Ndërsa informatat e reja pohojnë se Luciano Spallettit do t’i pëlqente po ta rikthente në skuadër 28-vjeçarin, të cilin e konsideron si njërin nga mbrojtësit më të mirë në Evropë.