03 prill 2009
Caktohen gjyqtarët e javës së 26-të të Superligës
Shorti i hedhur në televizionin “Alsat” ka përcaktuar gjyqtarët e takimeve për javën e 26-të të Superligës shqiptare. Kështu, superndeshja e kësaj jave mes Elbasanit dhe Vllaznisë do të gjykohet nga ndërkombëtari Albano Janku. Ndeshja mes Flamurtarit dhe kryesuesve të Tiranës do të gjykohet nga Lorenc Jemini. Ky arbitër është zgjedhur me konsensusin e të dyja klubeve. Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos do të ketë gjyqtar kryesor të riun Edvin Hoxha. Sokol Jareci do të jetë kryesori i takimit Besa-Lushnja që do të luhet në Kavajë. Takimin e Durrësi, mes Teutës vendase dhe Shkumbinit të Peqinit, do ta gjykojë Remzi Sadiku. Derbi i Myzeqesë mes Apolonisë dhe Bylisit do të gjykohet nga Tanush Latifi.Ndeshjet e javës së 26-të do të zhvillohen të gjitha ditën e dielë më 5 prill në orën 16:30.