02 prill 2009
Bogdani: Dua të jem përballë Juves
Futbollisti shqiptar, Erjon Bogdani, po përjeton një moment të mirë forme tek Kievo, ndaj të dielën shpreson në një rezultat pozitiv të skuadrës së tij kundër Juventusit. “Fizikisht jam mjaft mirë, po impenjohem gjithmonë e më shumë gjatë stërvitjes e për të dielën shpresoj të luaj titullar. Ne mendojmë për të fituar e grumbulluar sa më shumë pikë që të jetë e mundur”. Juventusi, kundërshtari i ardhshëm në kampionat i Kievos, nuk e tremb aspak sulmuesin shqiptar: “Do jetë një përballje e vështirë, por ne do të shkojmë në ‘Olimpiko’ për të zhvilluar një ndeshje të bukur e të fortë, pas së cilës do të kuptojmë sa dhamë në fushë”.