Akuilani: Së shpejti rinovimi i kontratës me Romën
Rinovimi i kontratës së Alberto Akuilanit me klubin e Romës pritet të bëhet së shpejti. Vetë mesfushori Romanist shpreh gatishmërinë e tij për të rinovuar, megjithëse kohët e fundit marrëdhëniet e tij me drejtuesit e skuadrës nuk kanë qenë nga më të mirat. “Kontrata pritet të rinovohet së shpejti. Gjithmonë jam shprehur se nuk ekzistojnë probleme në këtë drejtim”, shprehet Alberto Akuilani.