Xhenoa futet në garë për futbollistin kroat Raketiç
Xhenoa është ekipi i radhës që futet në garë për futbollistin e Shalkes, Ivan Raketiç. Futbollisti kroat është një ndër më të kërkuarit në futbollin europian. Lajmin për interesimin e xhenovezëve e publikon portali “tuttomercatoweb”. Për organizatorin e Shalke 04 në garë janë shumë klube të fuqishme të futbollit europian, mes të cilëve, Interi, Arsenali, Barcelona, dhe së fundmi edhe Xhenoa.