Menaxheri i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, ka hedhur poshtë zërat se skuadra mund të afrojë një sulmues të ri në fund të sezonit. Boshllëku i krijuar nga largimi i Lukas Podolskit nuk do të plotësohet, edhe pse në rast dëmtimesh bavarezët mund të kenë shumë probleme në repartin ofensiv. "Kemi vendosur që në sezonin e ardhshëm të mbështetemi te Luka Toni, Miroslav Klose, Ivica Oliç dhe Tomas Mëler", tha Hënes. "Më mirë të vuajmë disa javë nga dëmtimet, sesa të përsëriten polemika si ato me Podolskin".