02 mars 2009

Tirana I bashkangjitet Vllaznisë në klasifikim

Barazimi i Tiranës 0-0 në Lushnje me vendasit i shërben mjaft kryeqytetasve për klasifikimin. Me këtë pikë, duke përfituar edhe nga shpartallimi i Vllaznisë në Durrës, skuadra e Agustin Kolës ngjitet në të njëjtën kuotë pikësh me shkodranët. Tirana qëndron në krye me 41 pikë, falë golavorazhit më të mirë.Ndeshja e luajtur në “Roza Haxhiu” regjistroi shumë raste për shënim, por skuadrat u treguan të paafta për të gjetur golin. Qëndresa e vendasve të Lushnjes duhet vlerësuar shumë, pasi në këtë takim sakrifica e tyre ishte tepër e madhe. Lushnja mbetet sërish në fund të tabelës, këtë herë me 19 pikë.