02 mars 2009
Teuta shkatërron Vllazninë kryesuese të Superligës
Teuta e drejtuar nga Sulejman Starova arriti të shkatërrojë 4-0 Vllazninë e vendit të parë. Shkodranët u dorëzuan pa kushte përballë durrsakëve, duke u barazuar në klasifikim nga Tirana. Për më tepër, tekniku Agim Canaj nuk e ka kapërdirë humbjen e thellë, dhe ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Golat për Durrsakët u shënuan nga Vila, Mile, Hysa dhe Ahmeti. Me këtë fitore Teuta ngjitet në kuotën e 29 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë. Ndërsa, Vllaznia mbetet në kuotën e 41 pikëve, duke e ndarë vendin e parë me Tiranën.