shiyrReali i Madridit ka drejtuar sytë tek futbollisti i Mançester Junaited, Xhoni Evans. Lajmin rreth interesimit të madrilinevë për futbollistin 21-vjeçar e publikojnë sot disa gazeta angleze. Evans është aktivizuar në ndeshjet e fundit nga Sir Aleks Ferguson si zëvëndësues i futbollistëve Vidiç dhe Ferdinand. Futbollisti ka lindur në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Belfast, në vitin 1988. Ai pati shansin e madh të luajë në Ligën e Kampioneve përballë Interit në ndeshjen e parë për 1/8-at.