Kapiteni i Realit të Madridit vazhdon të thyejë rekorde. Ai ka shënuar një tjetër gol në ndeshjen e fundjavës së kaluar. Një nga legjendat e klubit madrilen, Rajmond Kopa, ka folur për ecurinë e sulmuesit. “Ai është i jashtëzakonshëm. Është një lider dhe një shembull për të gjithë. Gëzon klasin dhe finalizimin e duhur për një sulmues të madh. Mendoj se do të luante në formacion edhe në kohën kur luante Di Stefano”, tha Rajmond Kopa, duke replikuar gjithsesi edhe ndaj deklaratave të Di Stefanos, i cili nuk pranon të bëjë krahasime midis dy epokave, duke e cilësuar më të vështirë periudhën kur ai luante për fanellën e Realit të Madridit.