JUVELIVE
▼
03 mars 2009
Pato: Golat e mi nuk shërbejnë
Tek Milani, që kundër Smapdorias ka përshkuar etapën e fundit të këtij momenti negativ, që po kalon mund të shpëtohen vetëm dy elementë. Njëri është Zambrota, i rikthyer në nivel të shkëlqyer fizik dhe mbi të gjithë Pato, i cili ka shënuar edhe golin e 15 në këtë sezon (12 në kampionat 3 në UEFA, pa penallti), por natyrisht në përfundim të ndeshjes nuk ka qenë shumë i lumtur. “Golat e mi nuk shërbejnë për asgjë”, ka shpjeguar sulmuesi brazilian. - Nuk fitojmë, dhe kjo është gjëja që më bezdis më shumë. Më vjen keq, kam shënuar 15 gola deri tani në këtë sezon, por disa prej tyre nuk kanë shërbyer për asgjë. Për të dalë nga kjo krizë duhet të mbyllim veshët dhe të punojmë shumë. Jam i sigurt që Milani do të dalë nga kjo situatë, duke u kualifikuar në Champions Ligën e ardhshme”. Më pas një kritikë e vogël për trajnerin e tij:“Në pjesën e parë isha shumë i vetmuar në sulm, më pas në të dytën me futjen e Inzagit gjërat janë përmirësuar”. Pikërisht, por përse nuk është hedhur në fushë edhe Shevçenko, i cili ishte rekuperuar plotësisht nga dëmtimi? Ja cila ka qenë përgjigja e thatë e Ançelotit, që nuk ka qenë i gatshëm për të dhënë shumë shpjegime: “Kam bërë zgjedhje të tjera teknike, por shpresoj që Sheva të na ndihmojë në ndeshjet e tjera”.