JUVELIVE

02 mars 2009

Partizani arrin të triumfojë përballë Elbasanit

Partizani modest arriti të marrë një fitore të vyer 1-0 në “Ruzhdi Bizhuta” përballë emrave të mëdhenj të Elbasanit. Skuadra e drejtuar nga Shpetim Duro është treguar shumë rracionale, duke arritur të godasë në befasi vendasit, të cilët shpërdoruan me bollëk rastet e krijuara në këtë takim. Bega është heroi i të kuqve me golin e shënuar në minutën e 31-të. Miqtë e Partizanit e zënë në befasi skuadrën vendase, e cila ishte hedhur e gjitha në sulm. Në minutat e mbetura të takimit, skuadra e drejtuar nga Faruk Sejdini shpërdoroi një mori rastesh, duke regjistruar një tjetër rezultat negativ në kampionat. Rastin më të mirë do ta kishte Endri Vrapi në fund të takimit, i cili gabon në gjuajtjen e një 11-metërshi, duke ia dorëzuar topin në dorë portierit Shehi.Partizani arrin të barazojë Elbasanin dhe Flamurtarin në renditje, me nga 25 pikë. Elbasani ndodhet në vendin e shtatë, falë golavorazhit. Ndërsa, Patizani ndodhet në vendin e nëntë, duke patur përpara edhe Flamurtarin.