02 mars 2009

Pa Pepe e Shnaijder në derbi

Real i Madridit do të jetë pa Pepen dhe Uelsi Shnajderin në përballjen e javës së ardhshme kundër rivalëve të një qyteti, Atletiko Madridit. Të dy lojtarët do të vuajnë një ndeshje pezullim, për shkak se morën karton të verdhë në përballjen e së shtunës në mbrëmje ndaj Espanjolit. Mbrojtësi portugez u ndëshkua që në minutën e katërt, pas një dyluftimi me brazilianin Nene. Ndërsa, holandezi e mori të verdhin në minutat e pjesës së dytë, për një ndërhyrje nga prapa ndaj Ivan Alonsos. Megjithëse trajneri Huande Ramos do të duhet të bëjë në një ndeshje derbi pa këta dy futbollistë të rëndësishëm të skuadrës, në të vërtetë mund të kishte shkuar edhe më keq. Kjo duke parë se plot 7 lojtarë të tij ishin nën rrezikun e ndëshkimit me të verdhin e dytë, gjë që mund të kishte sjellë më tepër mungesa për Realin.