JUVELIVE

03 mars 2009

“Në Napoli gabova, por kërkova falje”

Kristian Panuçi është rikthyer në formacion për ndeshjen Inter- Roma, që u zhvillua të dielën në mbrëmje në “San Siro”. “Ndodh që të gabosh në jetë, – ka deklaruar mbrojtësi. – Mua më ndodhi në Napoli. Pas përjashtimit nga Liga e Kampionëve nuk dita të reagoj, por në tetë vjet mendoj se kam ditur të shpreh respektin që kam për këtë fanellë”. Lojtari është u integrua sërish si titullar, pasi i kërkoi falje publikisht skuadrës, klubit dhe Luçiano Spaletit. “Besoj se jam mbrojtësi që ka shënuar numrin më të madh të golave në historinë e Romës dhe nuk më vjen aspak turp se kërkova falje: unë kam treguar një gjest përuljeje për shkak të gabimit që bëra. Tashmë jam rikthyer në skuadër, pas gati një muaji shumë të vështirë dhe shpresoj që t’i vij sërish në ndihmë Romës”, tha mbrojtësi i verdhekuqve, Panuçi.