JUVELIVE

25 mars 2009

Morati: Ibrën e shes për 100 milionë euro

Edhe pse konfirmoi se do të preferonte që Zlatan Ibrahimoviç të qëndrojë tek Interi, presidenti Masimo Morati ka përcaktuar çmimin e kartonit të lojtarit. Patroni zikaltër do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga shërbimet e suedezit, nëse klubet e interesuara do të ofronin 100 milionë euro. "Nuk do të më vinte keq t‘i shtoja financave të klubit 100 milionë euro me shitjen e Ibrahimoviç", tha drejtuesi zikaltër. "Nuk jam i zemëruar me të, ai i ka dhënë shumë Interit, ashtu sikundër edhe ka përfituar".