JUVELIVE

03 mars 2009

Largimi i Perrit s’ka lidhje me Benitezin

Sipas raporteve që vijnë nga tabloidi britanik “The Daily Mirror”, shefi ekzekutiv i Liverpulit, Rik Perri, do të largohet në fund të sezonit, pasi dështoi në gjetjen e një blerësi të klubit. Kjo do të thotë se kontrata e Benitezit nuk ka të bëjë fare me këtë çështje. Fillimisht u aludua se largimi i tij nga “Anfilld Road” ishte shenjë e fitores së Rafael Benitez në betejën të hershme mes njëri-tjetrit. Sipas asaj që shkruan e përditshmja e sipërpërmendur, në rast se Rik Perri do të siguronte gjetjen e investitorëve të rinj, atëherë pozicioni i punës për trajnerin spanjoll do të ishte në dyshim. Megjithatë, pavarësisht largimit të “armikut” Perri, me të cilin kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme përsa i përket kontrollit të merkatos, e ardhmja e Benitezit mbetet ende e pasigurt.