Kush mund të vijë
Pika më e dobët e skuadrës kuqezi gjatë këtij sezoni ka qenë mbrojtja. Për këtë motiv, Milani ka vendosur rinovimin total të këtij reparti. Tiago Silva është blerja më e fundit, por përveç tij mund të vijë edhe mbrojtësi i Romës, Filip Mekses, i cili flitet se mund të përshihet në ndonjë shkëmbim të mundshëm. Por në rast se Mekses nuk vishet kuqezi, alternativa më e mundshme është Ager, mbrojtësi 25-vjeçar i Liverpulit, ose Gael Klishi i Arsenalit. Në sulm pritet ardhja e Adebajorit, sulmues i kërkuar prej kohësh nga klubi i Milanit.