JUVELIVE

03 mars 2009

Kush mund të largohet

Aktualisht është konfirmuar largimi i kapiten Maldini në përfundim të sezonit. Përveç tij edhe Favali duhet t’i japë lamtumirën Milanit. Por emrat më të fundit që i shtohen listës së të larguarve janë Kakaber Kaladze dhe Filip Senderos, i cili ka zhvilluar një sezon enigmatik. Në mesfushë konfirmohen Kaka, Pirlo, Flamini dhe Bekahm, ndërkohë që Sedorf e Ronaldinjo mund të përfundojnë te Mançester Siti. Kurse në sulm Inzagi dhe Shevçenko mund t’i lënë vendit një sulmuesi me peshë që kërkohet me insistim nga drejtuesit.