03 mars 2009

Klaudio Pixarro akuzohet për abuzime fiskale

Klaudio Paxarro akuzohet për përfshirje në riciklimin e parave të pista. Skandali është zbuluar nga gazeta amerikanolatine, “La Republica”. Futbollisti i Verder Bremenit është aksioner kryesor në kompaninë “Image SA”, në të cilën akuzohet për përfshirje në aksione financiare të dyshimta. Klaudio Pixarro ka kaluar 9 milion dollarë në llogarinë e hapur në “International Bank of Panama”. Kalimi i kësaj shume shihet si i dyshimtë, dhe në qoftë se vërtetohet, atëherë futbollisti rrezikon dënimin.