02 mars 2009
Kielini, faljepër gjestin ndajtifozëve të Napolit
Kielini ka kërkuar falje pas gjestit të turpshëm që ka bërë në drejtim të tifozëve të Napolit: “Fatkeqësisht ka qenë një ndeshje e komplikuar, me debate të zhvilluara me arbitrat dhe kundërshtarët. Kam gabuar dhe për këtë arsye u kërkoj falje të gjithëve – ka deklaruar mbrojtësi i bardhezinjve për “Sky”. – Nuk kisha ndërmend të ofendoja asnjë. Mund ta kisha evituar këtë sjellje, edhe pse më kishin bezdisur gjatë gjithë ndeshjes me fishkëllimat e vazhdueshme... Doja vetëm të theksoja se pavarësisht të gjithave, ne fituam. Më pas mësova se dikujt i kishte ardhur keq dhe vendosa të kërkoj falje. Në fillim të sezonit i kisha vënë vetes si pikësynim të limitoja disa sjellje të pahijshme, që kam bërë gjatë viteve të kaluara, por të shtunën kanë ndodhur shumë gjëra dhe e teprova pak. Megjithatë, dua të theksoj se këtë vit e kam frenuar veten jashtëzakonisht”, ka deklaruar Kielini. Më pas, mbrojtësi juventin ka komentuar kampionatin dhe ndjekjen ndaj Interit. “E kemi shumë përzemër fitoren e kampionatit dhe pavarësisht se jemi pas Interit, vazhdojmë të besojmë se kemi ende mundësi për të fituar, ose të paktën për vendin e dytë. Fitorja me Napolin na ndihmon shumë, sepse na jep shumë siguri për sfidat e tjera që na presin”.