02 mars 2009
Kasano, një “fair play” që ndezi grindjen
Një gjest “fair play” nga Antonio Kasano, që nuk u kuptua nga lojtarët e Milanit në minutat e para të ndeshjes Sampdoria-Milan, ka provokuar një grindje mes disa lojtarëve blukaltër dhe kuqezinj. Në minutën e tetë, pas një dyluftimi në fushë, Pato mbetet në tokë, Kasano ndalon në mesfushë për të lejuar që sulmuesi kuqezi të ringrihet, por Flamini përfiton dhe i merr topin, duke e lëshuar në zonë për Sedorfin, i cili nga jashtë zonës godet me të djathtën në portë një gjuajtje që Kastelaci e pret në dy kohë. Mes vërshëllimave të publikut, ndizet një grindje mes futbollistëve në fushë, menjëherë e ndaluar nga gjyqtari Roki, që pa si protagonistë vetë Sedorfin e Kasanon.