JUVELIVE
▼
03 mars 2009
“Herta nuk është ende për titull”
Trajneri i Hertës së Berlinit, Lusien Favre, nuk dëshiron që lojtarët e tij të pushtohen nga euforia, duke qenë se janë në krye të renditjes së kampionatit. Ai përpiqet t’i mbajë ata me “këmbë në tokë”, ndaj dhe deklaron se skuadra nuk është ende gati për titull, pasi për të treguar një gjë të tillë duhet të sigurojë një diferencë më të madhe me ndjekësit. “Jam i kënaqur me paraqitjen që kemi bërë deri tani. Kemi kaluar çdo parashikim, por ka edhe shumë rrugë për të bërë. Nuk kemi treguar ende se mund ta fitojmë titullin kampion. Për të pretenduar një trofe të tillë duhet të krijosh një diferencë më të madhe me ndjekësit, ndërkohë që ne na ndan vetëm 1 pikë nga vendi i dytë dhe 4 pikë nga vendi i pestë. Jam i bindur që falë këmbënguljes dhe dëshirës mund të rezistojmë në krye deri në fund, por duhet të jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se duhet të japim akoma më shumë seç kemi dhënë deri tani, për ta merituar një gjë të tillë”, tha trajneri Favre.