Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka qeshur në thëniet se ai është lojtari më i mirë në botë.
“Është shumë e këndshme dhe më bën të qesh kur njerëzit flasin mirë për lojën time dhe se si paraqitem. Por nuk pajtohem me atë se jam mesfushori më i mirë në botë. Ka shumë lojtarë fantastik të mesfushës dhe është shumë mirë të flitet për këta lojtarë”, thotë Gerrard.“Lojtarët që më pëlqejnë tash luajnë në Barcelona. Andres Iniesta, Lionel Messi dhe Xavi. Ata janë lojtarë që vërtet më ngazëllejnë dhe mendoj me veten se ata janë në një nivel tjetër në krahasim me futbollistët tjerë”.“Sigurisht se Cristiano Ronaldo në Manchester United është po ashtu një lojtar i mirë, edhe pse më lëndon kur e them sepse ai është rival. Mendoj se edhe ne jemi me fat që e kemi Fernando Torres”, ka shtuar më tej anglezi.