JUVELIVE

03 mars 2009

Galiani i hap dyert Realit për Kakanë

Drejtuesit e Milanit, gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar një takim “kokë më kokë” për të gjetur shkaqet e krizës kuqezi, me synimin për t’i zgjidhur sa më shpejt ato. Pas eliminimit në Kupën UEFA dhe humbjes me Sampdorian në kampionat, drejtuesve u duhet të gjejnë zgjidhje afatshkurtër për të nxjerr skuadrën nga kriza. Administratori i Milanit, Adriano Galiani dhe drejtuesit e tjerë, Ariedo Braida dhe Leonardo, kanë biseduar me trajnerin Karlo Ançeloti për katër orë me radhë. Për momentin, tekniku konfirmohet sërish në krye të Milanit, të paktën deri në përfundim të sezonit. Ndërkaq, edhe “MilanLab” bashkë me stafin mjekësor kuqezi është nën hetim, për faktin se Milani ka shumë lojtarë jashtë forme, teksa një pjesë e mirë e tyre janë të dëmtuar. Në përfundim të mbledhjes së djeshme, Adriano Galiani ka plasur “bombën”, që ka tërbuar mediat spanjolle: “Nuk flas për të ardhmen e Kakasë, por me Florentino Perezin në krye të Realit mund të ndodhë gjithçka...”. Këto fjalë mund të interpretohen si shenjë solidariteti ndaj ish-presidentit të Realit, ndonëse, sipas mediave spanjolle, në këtë mënyrë u janë hapur dyert spanjollëve për Rikardo Kakanë.