JUVELIVE

03 mars 2009

Foxhia: Do t’u bëj dy gola bardhezinjve

Triumfi më i fundit dhe më i paharruar i Lacios ndaj Juves në Kupën e Italisë regjistrohet në vitin 2004. Stefano Fiore firmosi dy gola në gjysmëfinalen e parë dhe barazimin në kthim. E pikërisht, ishmesfushori bardhekaltër shpreh besimin se Lacio mund t’ia dalë sërish: “Do ta shihni, bardhekaltërit kanë mundësi të fitojnë përsëri!” Të shumta janë analogjitë me atë kupë: “Parashikimet anonin nga ata – rrëfen Fiore -, por ne arritëm që të hedhim poshtë gjithçka që thuhej”. Rolin e Fiores së atëhershëm, këtë radhë dëshiron ta marrë Paskuale Foxhia: “Juventusit do t’i shënoj dy gola. Bardhezinjtë janë të fortë, por në finale shkon Lacio ime dhe unë shpejt do të rinovoj”. Ndërkaq, në kampin bardhezi s’e konsiderojnë Kupën si trofe të dorës së dytë. Kielini është i qartë kur thotë: “Juve ka gjithmonë oreks. Për ne Kupa e Italisë është si Champions”. I padisponueshëm për sfidën e sotme është Nikola Legrotalje, i cili do të kthehet ndaj Çelsit.