JUVELIVE
▼
02 mars 2009
“Një pikë e artë”.
“Një pikë e artë”. Ka qenë kjo analiza e trajnerit të Interit, Zhoze Murinjo, në përfundim të ndeshjes me Romën. “Skuadra vinte nga një ndeshje shumë e rëndësishme si ajo me Mançesterin në të cilën shkëlqyem, por ndërkohë nënvlerësuam një kundërshtar si Roma. E pranoj faktin se pas pjesës së parë mendova humbjen, por skuadra u tregua e jashtëzakonshme dhe arriti të rikuperojë një sfidë, që nisi shumë keq për ne. E përsëris, ky barazim ndaj Romës na ka dhuruar një pikë të artë për të ardhmen e kampionatit. Krespo, heroi fatlum i ndeshjes? Me të vërtetë që ka qenë me fat sot në mbrëmje, pasi nëse Ibrahimoviç do të ishte në gjendje të luante, Hernan nuk do ta kishte ndjekur këtë sfidë nga tribuna, por ndërkohë zbriti në fushë dhe na dhuroi barazimin”, përfundon Zhoze Murinjo.