03 mars 2009

Fergi e Hjuz, investim në maternitet

Materniteti i qytetit të Mançesterit është në ndërtim e sipër, por vlera financiare prej 20 milionë sterlinash e parashikuar për projektin e tij nuk do të mjaftojë. Në këtë moment, vijnë në ndihmë dy nga figurat më popullore të këtij qyteti në botën e futbollit, pikërisht trajnerët respektivë të të dyja skuadrave, Mançester Junajtid dhe Mançester Siti, Ferguson e Hjuz, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuuar financiarisht në projektin ambicioz. “Klubi i Mançester Sitit është shumë krenar që bëhet pjesë e problemeve të komunitetit. Është ndjesi fantastike të jesh pranë shqetësimeve të familjeve të Mançesterit dhe t’u ofrosh atyre një zgjidhje sado të vogël. Shpresojmë që në ditët në vazhdim, fondi prej 2 milionë sterlinash që nevojitet për këtë projekt, të plotësohet edhe me afrimin e njerëzve të tjerë të pushtetshëm të zonës”, thuhej në komunikatën për shtyp të klubit të Mançester Sitit.