26 mars 2009
Ferdinandi zgjedh Vidiçin si “lojtari i vitit”
Mbrojtësi i Mançester Junajtedit, Rio Ferdinand, ka bërë thirrje që shoku i tij i skuadrës, serbi Nemanja Vidiç, të zgjidhet Lojtar i Vitit në Premier Ligë këtë vit. Mbrojtësi i fuqishëm i Junajtedit ka qenë vendimtar me paraqitjet e tij të mira dhe ka shënuar disa gola për skuadrën e Aleks Fergusonit. “Mendoj se ai e meriton këtë çmim, sepse është një lojtar i shkëlqyer”, ka thënë Ferdinand për Sky Sports, duke shtuar: “Zakonisht janë sulmuesit që marrin çmime dhe famë, prandaj do të ishte mirë ta fitonte një mbrojtës. Terri e ka fituar para disa vitesh, por të rrallë kanë qenë mbrojtësit që e kanë fituar këtë çmim. Vidiç ka qenë lojtari ynë më konstant këtë sezon”.