03 mars 2009
“Evropa, ngushëllim për Liverpulin”
Rafael Benitez pohoi ditën e djeshme se skuadra e tij është e vendosur për të korrur lavdi në Evropë, pasi shpresat për fitimin e Premier Ligës pas 19 vitesh tani janë shumë të pakta. “Përpara ndeshjes me Midëllsbroun, fitimi i titullit ishte i vështirë, ndërsa pas saj, ai u bë thuajse i pamundur. Tani, suksesi ynë në Premier Ligë do të varet nga ecuria e Mançesterit. Sigurisht që ka pak gjasa që ata të gabojnë dhe të na japin ne avantazhin për të rikuperuar me pikë. Megjithatë, fitimi i Ligës së Kampioneve do të ishte opsioni më i mirë për ne, - tha Benitez për sajtin zyrtar të klubit, përpara se të shtonte. - Edhe vendi i dytë në renditjen përfundimtare do të ishte arritje e mirë për ne”. Sot Liverpuli do të presë brenda në “Anfilld Road” Sanderlendin.