Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është duke përgatitur ofertë të vlefshme 10 milionë funte për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Valencias, Raul Albiol.
Daily Mail shkruan se ish-menaxheri i Valencias do të ketë rreth 30 milionë funte në disponim për të nënshkruar gjatë afatit kalimtar të verës dhe në listë përveç Albiol, 23-vjeçar, përfshihen edhe mesfushori i Aston Villas, Gareth Barry, dhe anësori i Tottenhamit, Aaron Lennon.Albiol vlerësohet se kushton afro 18 milionë funte, por Benitez beson se ai do të mund ta marrë lojtarin për gjysmën e shumës që kërkon klubi i tij.“Nëse do të largohem nga Valencia, kjo do të jetë për një klub të madh. Premierliga do të ishte perfekt”, ka thënë mbrojtësi spanjoll.E, cili klub do të ishte më i mirë për një spanjoll përveç Liverpoolit?!