Fitorja e Uest Hemit 1-0 përballë Mançester Sitit ka rezultuar fatale për futbollistin shqiptaro-zviceran, Valon Behrami. Futbollisti i Uest Hemit ka mbetur i dëmtuar gjatë këtij takimi pas përplasjes me një kundështar. Nga të dhënat e para mësohet se Behrami do të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës. Ish-lojtari i Lacios mbeti i shtrirë për disa minuta në fushë pas përplasjes. Dëmtimi i Behramit ka ndodhur në gjurin e majtë. Ky dëmtim duket tepër serioz. Shqiptari me origjine nga Kosova është një nga futbollistët kyç tek skuadra e drejtuar nga Xhanfranko Zola. Mungesa e tij pritet të ndjehet shumë tek Uest Hemi.