JUVELIVE

02 mars 2009

Barcelona, marreveshje paraprake me Ribery

Barcelona dhe Bayern Munchen kane nisur kontaktet per nje transferim te mundshem te Ribery ne radhet e katalanasve.
Sipas burimeve mediatike, skuadra e Guardiola-s ka bere nje oferte prej 30 milione eurosh dhe kartonin e Hleb per te marre ne “Camp Nou” sulmuesin francez te kampioneve te Gjermanise. Lajmin e ben te ditur gazeta gjermane “Bild”, sipas se ciles, lojtari i kombetares “Tricolor” ka arritur nje marreveshje paraprake me skuadren spanjolle per 4 sezonet e ardhshme dhe kete e konfirmon edhe intervista e dhene nga agjenti i tij ne radion “Rac-1”. Nderkohe, presidenti i Barcelones, Joan Laporta nuk ka preferuar ta pranoje arritjen e marreveshjes paraprake. “Nuk kemi folur me asnje perfaqesues te lojtarit e as me lojtarin. Nese do kerkojme te marrim Ribery, ne fillim do diskutojme me klubin dhe me pas me lojtarin”, shprehet kreu i shoqerise “blougrana”.