JUVELIVE

03 mars 2009

Ançeloti: Vështirë që Gurkuf të rikthehet

Mesfushori francez, Johan Gurkuf, i cili luan me ekipin e Bordosë, mund të mos kthehet më tek Milani. Këtë e ka deklaruar vetë Karlo Ançeloti gjatë një interviste. “Më duket i vështirë një rikthim i tij, por jo i pamundur”, ka thënë trajneri, që nuk i ka kursyer disa kritika ndaj lojtarit francez: “Kur e aktivizoja në minutat e fundit të ndeshjeve përpiqej të tregonte vlerat e tij dhe në fund dukej shumë individualist. Padyshim që kemi të bëjmë me një futbollist me cilësi të mëdha teknike, por kur ishte me ne ai kishte probleme psikologjike”, ka përfunduar trajneri milanist.