Sulmuesi argjentinas Kun Aguerro mësohet se ka mbërritur sot në Milano dhe është takuar nga afër me presidfentine Interit, Masimo Morati. Lajmi për mbërritjen e sulmuesit të Atletikos së Madridit e publikon prestigjozja italiane Corriere dello Sport.Morati është i interesuar prej kohësh për të marrë shërbimet e supertalentit argjentinas, pasi ai shihet si ideali për të krijuar dyshen e sulmit së bashku me Zllatan Ibrahimoviçin. Kartoni i Aguerros mund t’i kushtojë shumë klubit italian, vlera e të cilit mësohet se është 60 milion euro.